
Kryetari i një qyteti turistik italian ka menduar të vendosë gjoba për personat që lëvizin të zhveshur.
Massimo Coppola, kryebashkiaku i Sorrentos, njoftoi gjoba që variojnë nga 25 deri në 500 euro në një postim në Facebook të publikuar më 6 korrik.
"Jo më me sjellje të pahijshme," shkroi Coppola. "Kjo është arsyeja pse unë firmosa urdhëresën që ndalon njerëzit të ecin me gjoks të zhveshur, si dhe me kostume noti në rrugë"
Vizitorët dynden në qytet, i cili ndodhet në jug të Napolit në bregun perëndimor të Italisë, por Coppola ka parë si shqetësim lakuriqësinë në rrugë.

"Këto lloj sjelljesh mund të konsiderohen si një shkak për shqetësim si për banorët e Sorrentos ashtu edhe për turistët. Në këtë mënyrë duam të mbrojmë dhe përmirësojmë denjësinë e jetesës, cilësinë e jetës dhe arredimin brenda qendrës së qytetit dhe hapësirave publike " shkroi ai.
Sorrento ndodhet në Gadishullin Sorrentine, i cili është gjithashtu shtëpia e Bregut të Amalfit, një shtrirje e vijës bregdetare dramatike me pamje nga jugu.
Gurët e çmuar të Positano, Amalfi dhe Ravello të veshur me bougainvillea, me pamje që zhyten në blunë e thellë të Detit Tirren, fituan mbrojtjen e zonës nga UNESCO në 1997.
I tillë është popullariteti i gadishullit mes pushuesve, saqë autoritetet lokale sollën rregulla të reja për të shkurtuar trafikun turistik përgjatë bregdetit, i cili është kthyer në një destinacion udhëtimi rrugor.



