Ndryshime në disa komisariate, emërohet shefi i ri i "Shqiponjave"

Ndryshime në disa komisariate, emërohet shefi i ri i "Shqiponjave"

Vijojnë ndryshimet në disa komisariate këtë herë në nivel drejtuesish.

Mësohet se Elton Alushi nga shef i Krimeve të Lehta në policinë e Tiranës është emëruar shef komisariati në Krujë.

Ndërkohë që shefi i Komisariatit të Krujës, Artur Hebaj, është emëruar në Pogradec duke zëvendësuar Niko Pallën.

Lëvizje ka patur gjithashtu edhe në komisariatin e Korçës, ku shefi Florian Dano është transferuar në Tiranë në krye të “Forcave Shqiponja”, ndërsa në vendin tij është emëruar Krenar Gjokutaj.

Shefi i Antidrogës në Lezhë, Ermal Hajdini, është transferuar si Shef Komisariati në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se mund të ketë edhe lëvizje të tjera në të tjerë komisariatë, ndëkohë që pritët një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit për këto ndryshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy