“Do të jenë iPhone i ri”, Zuckerberg i përqendruar te syzet me realitet të shtuar, zbulohen detajet

“Do të jenë iPhone i ri”, Zuckerberg i përqendruar te syzet me realitet të shtuar, zbulohen detajet

Mark Zuckerberg po e përqendron metaverse tek syzet me realitet të shtuar, që sipas tij mund të jenë iPhone i të ardhmes, sa i përket ndikimit në treg.

Synimet e themeluesit të Facebook-ut i zbulon faqja The Verge e cila publikoi detaje nga projekti me të cilën po punon kompania mëmë Meta.

Quhet Project Nazare dhe po zhvillon një palë syze të teknologjisë së lartë, gjenerata e parë e të cilave pritet të dale në treg në vitin 2024, një version i dytë me një dizajn më të lehtë në vitin 2026, i ndjekur nga një version i tretë në 2028.

CEO i Meta e sheh gjithashtu projektin e syzeve të realitetit të shtuar si një mënyrë për t'u çliruar nga kontrolli i Apple dhe Google, të cilat aktualisht diktojnë rregullat që aplikacionet si Facebook duhet të respektojnë në telefonë.  

Nuk është rastësi që versioni i parë i Nazare është krijuar për të punuar në mënyrë të pavarur nga një smartphone. Një veçori kryesore e pajisjes do të jetë gjithashtu aftësia për të komunikuar dhe ndërvepruar me hologramet e njerëzve të tjerë përmes syzeve, të cilat Zuckerberg thotë se me kalimin e kohës do t'u ofrojë njerëzve një përvojë më tërheqëse sesa edhe video-thirrjet aktuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy