Lija e majmunit, Kyriakides: Jam e shqetësuar! 54 mijë doza të tjera vaksine për BE-në

Lija e majmunit, Kyriakides: Jam e shqetësuar! 54 mijë doza të tjera vaksine për BE-në

Rastet e lisë së majmunëve vijojnë të rriten në Bashkimin Evropian. Siç raportohet nga Stella Kyriakides, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, numri i infeksioneve ka kaluar 7000.

Një rritje prej gati 50% krahasuar me një javë më parë. 

E përballur me këtë trend, Kyriakides nuk e ka fshehur shqetësimin e saj. Megjithatë, ajo kujtoi se BE-ja ka reaguar shpejt dhe se rreth 25 mijë doza tashmë janë dorëzuar në gjashtë shtete anëtare.

Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë më pas nënvizoi se numri i dozave të blera përmes Autoritetit Evropian për përgjigjen ndaj urgjencës shëndetësore i ka kaluar 160 mijë njësi për t’iu përgjigjur me shpejtësi progresit të përhapjes së këtij virusi.

Ndërkohë, Komisioni Evropian tha se BE ka siguruar 54,530 doza të tjera të vaksinës kundër lisë së majmunit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 163,620. Blerja u finalizua nga Autoriteti i Përgatitjes dhe Reagimit Shëndetësor. 

Dorëzimi i vaksinave do të vazhdojë të bëhet në javët dhe muajt e ardhshëm dhe për pjesën tjetër të vitit.

Këshu thuhet në një shënim nga ekzekutivi i BE-së. Dorëzimi në Shtetet Anëtare do të vazhdojë bazuar në numrin e rasteve të raportuara të lisë së majmunëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy