Ekuipazhi e detyron ta vendosi këlyshin në bagazhin e avionit, por ai....

Ekuipazhi e detyron ta vendosi këlyshin në bagazhin e avionit, por ai....

Një qen Bulldog francez ka ngordhur gjatë fluturimit, pasi një stjuardesë ka detyruar pronaren për ta vënë atë në vendin e çantave, mbi sediljet, pa e menduar që aty nuk kalonte ajri.

Pronari i qenit hipi në United Flight 1284, nga aeroporti i Intercontinental New York të hënën me qenin e saj, të quajtur Papacito. Pas incidentit të ndodhur në udhëtim, shumë prej dëshmitarëve e kanë rrëfyer ngjarjen nëpër rrjetet sociale dhe në pak kohë lajmi ka bërë xhiron e botës.

"Isha në fluturimin United 1248 dhe pashë një pnonjëse fluturimi që detyroi një pasagjere të futë një kafaz të vogël në brendësinë e një bagazhi avioni”, shkruan Megi Greminger, duke theksuar se kafazi me siguri që mbante një qen dhe ndërkohë që gruaja i kërkonte ta linte nën sedilje, stjuardesa insistuese e detyronte ta vinte në mbajtësen e çantave, por atje lart nuk kalonte ajri.”

Pronari i qenit i shqetësuar, i cili ishte me vajzën e saj, tetë dhe foshnjën e saj pas incidentit, bën thirrje për ndihmë pasi qeni i saj vdiq

Ndërsa një tjetër pasagjer Jun Lara që ishte ulur pas pronarit të kafshës theksoi se këlyshi mbeti mbyllur për plot tre orë, pa asnjë mundësi frymëmarrje.

“Punonjësja e siguroi pronaren e këlyshit që do të ishte shumë i sigurtë në atë vend. Këlyshi në fillim qante dhe anguIlinte, më pas u qetësua. Në fund të udhëtimit ama, kur pronarja hapi bagazhin për të marrë qenushin, e gjeti atë të ngordhur”, tha Lara.

Pronari kishte sjellë qenin e saj në një bartës, sipas rregullave të Bashkuara, por duhet të ishte vendosur nën ulësen e saj

United Airlines deklaroi se do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për ngordhjen e këlyshit 10 muajsh. Të hënën e shhkuar, Puppy, ky ëhtë emri që kishte qeni, ishte mbyllur në dollapin mbi sedilje gjatë fluturimit nga Houston në New York.  

 



 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy