Mal i Zi, Presidenti Gjukanoviç shpërndan parlamentin

Mal i Zi, Presidenti Gjukanoviç shpërndan parlamentin

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, firmosi pasditen e sotme dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Në njoftimin e Presidencës malazeze thuhet se dekreti i kreut të shtetit vjen bazuar në nenin 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi, pas këshillimit me ekipin ligjor.

Në vijim thuhet se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, pasi deri më 16 mars nuk u krijua qeveria e re.

Shtatë muaj më parë qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç u shkarkua, për shkak të dështimit të tentativave për të pasur një përbërje të re.

Me shpërndarjen e parlamentit, zgjedhjet pritet të mbahen në brenda 60 deri në 100 ditë.

Të mandatuari për krijimin e qeverisë Miodra Lekiç, i përfundoi sot afati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy