159-vjetori i lindjes së Heroit të Popullit, Bajram Curri/ Meta: Ia dedikoi jetën çështjes shqiptare

159-vjetori i lindjes së Heroit të Popullit, Bajram Curri/ Meta: Ia dedikoi jetën çështjes shqiptare

Presidenti Ilir Meta përkujtoi sot 159-vjetorin e lindjes së Heroit të Popullit, Bajram Curri.

Meta e cilësoi si një veprimtar të dalluar të Rilindjes Kombëtare, njërin nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare.

“Më 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë, një nga djemtë trima më të shquar të Malësisë së Gjakovës, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare, Bajram Curri”, u shpreh Meta.

“Vargjet shpërthyese dhe përherë aktuale të shkruara për të nga Fan Noli mbeten madhështore për fuqinë e përshkrimit të kësaj figure të ndritur kombëtare, që mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari patriot, për të cilin Atdheu është i pari, mbi gjithçka tjetër”, u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy