Zjarri në Peshtan të Fierit, banorët deklarojnë se prej ditësh kanë dëgjuar shpërthime fishekësh. Në rrugë është gjetur mucion luftarak

Zjarri në Peshtan të Fierit, banorët deklarojnë se prej ditësh kanë dëgjuar shpërthime fishekësh. Në rrugë është gjetur mucion luftarak

Zjarri ne zonën e Peshtanit ka nxjerrë në rrugë municion luftarak. Fare pranë rrugës Fier- Cakran është zbuluar një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatikë kallashnikov. Nuk dihet se cilës periudhe i përkasin këta fishekë, por mendohet që janë fshehur në këtë zonë që nga trazirat e vitit ‘97. Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve që kanë përfshirë fshatrat e Fierit ka dalë edhe në rrugë. Banorë të zonës së Peshtanit kanë deklaruar jashtë kamerave se në këto dite kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në rrugë. Nuk dihet nëse ka te tjera municione me këtë zone dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy