
Gjate ditës së sotme parashikohet rritje e mëtejshme e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë territorin shqiptar duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang territori.



