Studimi: Koha e gjatë para televiziorit dhe telefonave inteligjent ndikon negativisht tek zhvillimi i fëmijëve

Studimi: Koha e gjatë para televiziorit dhe telefonave inteligjent ndikon negativisht tek zhvillimi i fëmijëve

Koha e gjatë para ekraneve të televizorit, telefonave inteligjentë ose tabletëve që në muajt e parë të jetës mund të ndikojë negativisht në zhvillimin kognitiv dhe psikik të fëmijëve.

Alarmi i ri për efektet e ekraneve tek fëmijët vjen nga një studim i Universitetit të Shanghai Jiao Tong të publikuar në JAMA Pediatrics.

Hulumtimi monitoroi 152 fëmijë nga 6 muaj deri në 6 vjeç, të klasifikuar në tre grupe bazuar në evolucionin në zakonet e konsumit të mediave elektronike. I pari përfshinte fëmijë që gjatë gjithë periudhës së studimit mbajtën një ekspozim të reduktuar ndaj ekraneve (rreth 1 orë një ditë në moshën gjashtë vjeçare), në grupin e dytë përfshiheshin fëmijët që konsumonin pak media elektronike në vitet e para të jetës, por më pas arrinin 4 orë në ditë. Së fundi, grupi i tretë përfshinte fëmijë që kaluan shumë kohë para ekraneve në 2 vitet e para të jetës (mbi 2.5 orë), por më pas u stabilizuan në një nivel mesatar konsumi (rreth 2 orë).

Testet e kryera në fund të periudhës treguan se, krahasuar me fëmijët që përdornin në mënyrë të moderuar pajisjet elektronike, të dy grupet me konsum të lartë shfaqën aftësi intelektuale më të dobëta. Veçanërisht të interesuar janë memoria e punës, shpejtësia e arsyetimit dhe të kuptuarit verbal.

Për më tepër, këta fëmijë kishin gjithashtu një rrezik për të vuajtur nga vështirësitë psikologjike dhe të sjelljes, veçanërisht nga problemet e vëmendjes dhe hiperaktiviteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy