Rama kërkon një mandat të tretë: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se sa mua

Rama kërkon një mandat të tretë: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se sa mua

Dita e parë e shtatorit ka shënuar për socialistët nisjen e atij që kryeministri Rama e cilësoi “sezoni i fundit i një mandati të vështirë. Nga Elbasani, ku mblodhi grupin parlamentar të PS-së për hapjen e sezonit të ri politik, Rama tha se qeveria ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të përballuar dy krizat e muajve të fundit: tërmetin dhe pandeminë.

Sezonin e sapokaluar na u desh të përballemi me tërmetin shkatërrues dhe me pandeminë globale që vazhdon, a thua se s’na dilnin e s’na tepronin vështirësitë tona në kthesën e vështirë ku është futur Shqipëria. Tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje dosido, por janë ngjarje që tundin tokën e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Në fakt qeveria jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të përballuar pasojat e këtyre dy ngjarjeve”, tha ai.

Rama tha se socialistët po shkojnë drejt fundit të mandatit me bindjen për të merituar një mandat të tretë. Kjo sipas tij për faktin se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë për të zgjedhur.

Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të merituar respektin e atyre që më besuan drejtimin e Shqipërisë. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për shqiptarët? Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë? A është kjo që kemi bërë deri më sot më e mira që ne mund të bëjmë për ta? Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe se ju, që na vunë në krye të vendit. Këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton”, tha ai.

Rama tha se ai socialistët kanë energjinë e duhur për të bërë më shumë sesa kanë bërë në dy mandate rresht.

PS, që sot përfaqësohet nga ne, mund të bëjë në krye të vendit më shumë se kaq? Përgjigjja ime është pa asnjë dyshim “Po”. Kam bindjen dhe besimin se mund të bëj akoma më shumë, ndryshe nuk do të kisha bindjen për të vijuar më tej. Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam dëshirën, ambicien, vullnetin për të bërë më shumë për ta”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy