
Flamurtari u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa mposhti minimalisht Korabin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.
Një gol i shënuar nga Sidibe në minutën e 36-të, i dha triumfin skuadrës së drejtuar nga Emiljano Çela.
Ishte një sfidë e luftuar deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi. Kjo fitore mban Flamurtarin në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Korabi me 7 pikë më pak, mban vendin e gjashtë.



