Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, e konsideroi këtë të fundit një mik të madh të popullit hebre. Netanjahu theksoi se Shqipëria qëndroi krah Izraelit kur ky shtet u sulmua dhe busulla morale e Shqipërisë nuk u lëkund.
“Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre. Edhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Bota duhet ta dijë që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda që u rrit dhe nuk u mpak. U rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë në frymën e tolerancës dhe dinjitetit njerëzor mbrojtën qindra hebrenj në Shqipëri dhe mirëpritën shumë të tjerë.
Ju qëndruar krah Izraelit kur u sulmuam nga barbarët. Busulla juaj morale nuk u lëkund. Kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm”.



