Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nuk e konsideron dorëzim të tij shkarkimin e ministrit Manjani. në një konferencë shtypi në mesditë, Meta tha se nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni.
"Meta dhe LSI në 2008 dhe 2009, edhe pse forca të reja, kur Rama dhe Berisha u bashkuan për ndryshimet kushtetuese që synonin eleminimin e LSI, Ilir Meta nuk u dorëzua ndaj dy partive të mëdha së bashku. Ne u bëmë faktor stabiliteti. Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni. As nga zoti Rama, as nga Berisha dhe nga Basha sigurisht që jo, por as nga brenda LSI-së. Për Manjanin, LSI ka folur dje dy herë", tha Meta.
Akuzat e ministrit Koka
Nuk mendoj se nuk ka pasur arsye për t'i ngritur disa shqetësime. Këmbëngulja për t'i zgjidhur problemet në rrugë institucionale është e vetmja rrugëzgjidhje.
Raportet PS-LSI dhe koalicioni
Është çështje përgjegjësie që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor dhe votat e vitit 2013 për të bashkëqeverisur. LSI dhe Ilir Meta u kanë qëndruar pikë për pikë marrëveshjeve. Kur përfaqësues të LSI nuk kanë qëndruar në mesazhin e marrëveshjes, LSI ka reflektuar.
“Pyetja e Naimit të reformës në arsim”
Pse nuk ikën LSI kur nuk është e kënaqur me reformat? Për të gjitha sorrat anti LSI, nuk jemi parti shtojcë. Nëse në 2009, PD do të kishte 71 mandate, nuk do të hynim kurrë në kolaicion. Nëse Rama i ka 71 mandate, ne dalim që tani në opozitë. Vendi nuk ka nevojë për shtojcë maxhorance.
Më 21 janar kam përkrahur policinë
Lidhur me policinë, kam qenë përkrahës i saj edhe kur është sulmuar nga horra dhe banditë në mes të bulevardit. I kam dalë zot në zbatimin e ligjit. Jam I bindur se të gjithë ata që nuk e meritojnë uniformën duhet të ndëshkohen siç duhet të ndëshkohen politikanë, prokurorë, gjykatës etj.
Si e keni bindur Ramën të pranojë si ministër Vasilin, që pak ditë më parë tha se kishte një plan për t’u futur drogë deputetëve të LSI-së në makina?
Nuk jam këtu për të komentuar lajmet e vërteta, të pavërteta apo gjysmë të vërteta. Vasili është propozuar për shkak të përvojës së tij të çmuar dhe për shkak të punës së shkëlqyer si anëtar kyç i komisionit të reformës në drejtësi.



