Quhet “Unaza e zjarrit” dhe është një fenomen që ndodhi pikërisht sot. 26 shkurti shënon eklipsin e parë diellor për vitin 2017. Hëna nuk arrin të mbulojë plotësisht Diellin, duke bërë që në qiell të shfaqet një rreth i zjarrtë.
Fenomeni u pa nga Amerika e Jugut në Kili dhe Argjentinë, si dhe nga Afrika në Angola e Zambia.
Eklipsi zgjat 2.5 orë dhe nisi në orën 13:23 deri në orën 15:54. Por mbulimi i plotë i Diellit nga Hëna zgjati vetëm 1 minutë.



