Daçiç i ankohet Trump-it për Kosovën

Daçiç i ankohet Trump-it për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka shprehur frikën se disa “akte të pamatura” të Prishtinës mund të destabilizojnë gjithë rajonin.

Daçiç i cili ndodhet në Uashington, i ftuar për Lutjet e Mëngjesit, i ka shprehur shqetësimin administratës amerikane për presionin dhe gjendjen e krijuar nga Kosova, shkruan B92.

“Ne u takuam me administratën amerikane dhe e informuam për gjithë këtë situatë. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit”, tha Daçiç, transmeton lajmi.net.

Daçiç, ka thënë për RTS-së se ka biseduar me kongresistë dhe senatorë mbi marrëdhëniet midis Serbisë e SHBA-së, por edhe për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më tutje tha se shpreson se administrata e re amerikane do të tregojë mirëkuptim dhe të mos jetë si ajo e mëhershmja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy