Policia e Tiranë ka arrestuar në afërsi të Rrethrrotullimit të Kamzës një 37-vjeçare i cili lëvizte me armë zjarri.
Në prangat e bluve të kryeqytetit përfundoi Flamur Kolaveri, 37 vjeç, banues në Sukth.
“Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mulli e tipit “Bagande” dhe 72 fishekë”, deklaron policia.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallë së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.



