Historia e Shqipërisë/ Spahiu: Esat Pasha, Ismajil Qemali e Preng Bib Doda janë eliminuar nga Zogu, shiheshin si pengesë për t’u bërë mbret

Historia e Shqipërisë/ Spahiu: Esat Pasha, Ismajil Qemali e Preng Bib Doda janë eliminuar nga Zogu, shiheshin si pengesë për t’u bërë mbret

Historia e ndërtimit të shtetit shqiptar është e ndarë në etapa të ndryshme, dhe përmes këtyre periudhave, burrat e shtetit shqiptar kanë provuar aftësinë për të qeverisur vendin, duke u kundërvënë pretendimeve të fuqive të mëdha.

Duke u ndalur te mënyra se si duhet të paraqitet historia, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, shprehu se duhet ruajtur një ekuilibër në figura kyçe të historisë shqiptare që ndihmuan në rrugëtimin e kombit.

 Ai theksoi se është e rëndësishme të tregohet e vërteta dhe të prezantohen me ekuilibër personazhet, veçanërisht për brezat e rinj.

Çdo komb ka momente kyçe në histori dhe ato shtyllat kryesore ruhen duke u dhëne rendësi personazheve të cilët janë përçues të tyre. Insistoj që të thuhet e vërteta, të prezantohet sidomos para nxënësve të klasës së 5-të fillore ose atyre të shkollë të mesme, se nuk pretendohet të thuhet e gjitha, por duke e ruajtur ekuilibrin në mes. Psh, nuk mund ta paraqesësh psh, fytyrë pozitive tërësisht, Ismail Qemal Vlorën e tërësisht negative Hajredin bej Cakranin sepse ata më vonë kanë rënë në konflikt por rëndësia për shpalljen e pavarësisë është e barabartë, në mos peshon më shumë nga Hajredin Cakrani”.

Politologu Spahiu u ndal te një përcaktim historik, që sipas tij i ka buruar nga disa dyshime. Fakti se figura të njohura, si Esat Pasha, Ismail Qemali dhe Preng Bib Doda, të cilët, sipas tij, janë eliminuar nga Zogu, pasi konsideroheshin si pengesë për të arritur ambicien e tij për të u bërë mbret.

E vështirë është të përcaktohet figura më e madhe e historisë shqiptare në shek..20, sepse ata që kanë bërë emër më të madh kanë edhe anë negative më të mëdha.

Sigurisht që Zogu është ndër figurat e rëndësishmes, ka qenë një diplomat kulimant, ana e tij si diplomat është njëshi. Ai kishte një vizion, dinte se çfarë donte, nuk ishte hakmarrës, por ai nuk hezitonte që ata që e pengonin në rrugën e tij për tu bërë mbret, për ti eliminuar.

Kam dyshime që Esat Pasha dhe Ismaj Qemali dhe Preng Bib Doda janë të eliminuar nga Zogu, si oponentë politik për ti hapur rrugë atij për tu bërë mbret. Nuk kam akoma fakte por nga të gjitha ato çfarë kam lexuar, shihet që është fare e mundshme që vdekja misterioze e Preng Bib Dodes, nuk kishte ai ndikim vetëm në Mirditë, pastaj e Ismail Qemalit. 

Për më tepër, Spahiu theksoi se historia e Shqipërisë ka pasur raste të individëve që janë quajtur tradhtarë, por ai bëri dallimin mes atyre që kanë marrë mbështetje nga fuqitë e huaja për të mirën e vendit dhe atyre që janë përfshirë në aktivitete që dëmtojnë interesat kombëtare.

Në fakt historia ka treguar se ka tradhtarë që përfshihen në politike dhe bëjnë gabime të rënda, dhe u shërbejnë të tjerëve, sidomos në Shqipëri.

Në fakt ata që kanë marrë para nga të huajt për ta bërë vendin, nuk do te thotë se janë tradhtar të vendin, si në rastin e Kosovës. Për ne perëndimi dhe Amerika janë çlirimtar. Nuk mund të thuhet se ata që kanë marrë para janë tradhtar të vendit, porse ishte ne funksion të një të mire të përgjithshme tonën. Por ata që kanë marrë para për të bërë gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, sigurisht se janë tradhtar. 

Mirëpo serbët e kanë një moto, kur thonë se ne i kemi mundur shqiptarët me forcën brutale por ata na kanë tradhtuar gjithnjë, na ka tradhtuar Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu dhe shumë të tjerë që u kemi dhënë para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy