
Drini Zusi, përgjegjës për Zhvillimin e Biznesit pranë “AZ Group” në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se inflacioni është shkak i rënie së fuqisë blerëse.
Ai tha se bizneset kanë nevojë për mbështetje, ndërsa theksoi se teknologjia është ajo që mundëson dhe prodhimin. Sipas tij bizneset nuk duhet të jenë të varur nga fuqia punëtorë por duhet investuar në teknologji.
Kriza ndikon sa do që ti ndihmojnë. Po të prodhosh do ketë inflacion dhe po të ketë inflacion do bjerë më shumë blerja. Zgjidhja është të mbështetë prodhimi vendas, jo operatorët tregtarë por bizneset që prodhojnë. Sot lufta më e madhe është për shkak të mungesës së lëndëve të para. Sa i përket paketave ndihmëse nga qeveria kjo mbetet gjithmonë e mirë, veçanërisht bizneset kanë nevojë për mbështetje. Nuk duhet të jemi të varur te fuqia punëtore por tek teknologjia e cila të mundëson të prodhosh. Investimet teknologjike kanë bërë që në 1 vit e ca të rregullojmë protofolet dhe të shesim në tregun evropian. Ky është një investim për shtetin sepse ja kthen përmes taksave, eksporteve. Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë shumë mirë duke u rritur sektori, por dikur e kishim dhe euron 1.4 dhe sot jemi 1.2. pra 15% ulje direkt të fitimeve biznesi për aq punon.
Më tej ai u shpreh se çdo kohë krize duhet të shfrytëzohet për të diskutuar qeveria me bizneset, ndërsa tha se eksperimenti me punonjësit e huaj dështoi dhe se ata u detyruan të paguanin nga xhepi.
Çdo kohë krize është dhe oportunitet për një shtet sepse janë momente ku qeveria bashkë me bizneset duhet ti dëgjojë. Puna është se bizneset e shohin çdo ditë dhe analizojnë dhe di çfarë duhet shitur. Nga ana tjetër marrja e punëtorëve të huaj nuk rezultoi aspak e suksesshme sepse ata u larguan një nga një duke tërhequr njeri-tjetrin drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe vendin tonë e përdorën si trampolinë, kur kostoja jonë si kompani për ta nga ky operacion ka qenë shumë para të hedhura poshtë.
Ndër të tjera Zusi deklaroi se edhe sigurimi i qeverisë 20% më shumë të ardhura në kohë krize nuk është e justifikueshme, ndërsa shtoi se ato duhet të shfrytëzohen për të lehtësuar bizneset që këta të fundit më pas ta përkthejnë në ndihmë për qytetarët.
3 majorin e parë u deklarua se shteti në kohë krize kur biznesi dhe qytetarët vuajnë shteti merr më shumë, 20% më shumë në një kohë krize dhe kjo për mua nuk bën aspak sens. Mendoj se kjo kohë e artë të shfrytëzohet nëse këto fonde nuk shkojnë në një alokim të gabuar por ti krijohet lehtësi bizneseve që më pas të përkthehet në ndihmë te qytetarët. Këmbanat kanë kohë që bien, kjo situatë ka qenë e parashikueshme. Rritja e çmimeve është vënë në dijeni nga bizneset sepse për rreth 1 vit e kanë mbajtur vetë mbi krye bizneset pa ju rënduar qytetarëve. Prodhimi vendas duhet të mbështetet. Shteti ka mbëhstetur shumë sektorin e fruta- perimeve dhe po ta shohësh është gjithmonë në rritje por e njëjta gjë duhet të behët dhe me sektorët e tjerë.



