
Kryeministrat dhe presidentët e vendeve të rajonit mblidhen të shtunën në Ohër për samitin e radhës. Sipas axhendës, delegacionet do të mbërrijnë të shtunën, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Samiti do të mbahet të dielën dhe do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi. Tema kryesore do të jetë ideja e krijimit të mini Shengenit ballkanik, për të cilën Kosova dhe Mali i Zi janë skeptike. Samiti i së dielës vjen pas atij të 10 tetorit, në të cilin munguan përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes.



