
Analisti Mustafa Nano nga studio e lajmeve në MCN TV ka komenbtuar lidhur me raundin e parë të Presidentit i cili u dogj pa një emër.
Ai tha se opozita po luan lojën e Ramës, ndërkohë që sipas tij ajo që i duhet vendin është një presidentë që të luajë rolin kushtetues.
Nano shtoi më tej se opozita madje ka vënë në dyshim dhe legjitimitetin e këtij parlamenti, prandaj janë partnerë jo seriozë në këtë negociatë.
Ai shpreson që Rama të përdorë mundësinë për të vënë një figurë të rëndësishme për president, teksa theksoi se opozita nuk nxjerr emra sepse nuk do të bëhet qesharake.
Intervista e plotë
1. Z. Nano, asnjë surprizë në seancën e sotme plenare, teksa u dogj raundi I parë I votimit për Presidentin e ri. Taktike, apo realisht mendoni se po synohet nje president konsensual?
Besoj se është një taktikë e Ramës dhe po ndihmohet dhe nga ajo pjesë e opozitës që është pjesëmarrëse në këtë negociatë sepse ata po kërkojnë të zgjedhin një president të tyren, por Shqipërisë i duhet një president që të luajë rolin kushtetues në presidencë. Nuk na duhet për garanci një president që i duhet opozitës. Për të, ishte disi Ilir Meta, ne na duhet që ti shërbejë unitetit kombëtar të vendit. Në këtë mënyrë ata po luajnë lojën e Ramës.
2. Z. Nano, Kryeministri Edi Rama e ka transferuar përgjegjësinë te opozita, se nuk ka vullnet për ketë proces. Për ju, si po reagon opozita?
Rama besoj se e ka parasysh që ata po bëjnë lojën e Ramës në kuptimin që ja mbajnë gojën hapur dhe ai shprehet se unë s’kam pse të noterizoj një president të tyre. Në këtë kuptim ata nuk kanë zë për të ngritur dhe Rama jam i sigurtë se ka në kokë lojën e vet dhe kjo opozitë po e ndihmon. Ata shtrojnë dhe vënë në dyshim dhe legjitimitetin e këtij parlamenti prandaj janë partnerë jo seriozë në këtë negociatë. Shpresojmë që Rama të përdorë mundësinë për të vënë një figurë të rëndësishme
3. Z. Nano, mendoni se PS duhet të kriterin që Presidenti të mos jetë aktiv në politikë. Aleatët e PD kërkojnë që Presidenti i ardhshëm të jetë politik…
Ky ka qenë dhe mendimi im individual, mendoj se praktikat nga demokracitë e shëndetshme na kanë treguar se presidenti zgjidhet nga klasa politike. Ne këtu kemi një president që është zgjedhur nga jashtë kufijve të politikës dhe ai ka funksionuar më mirë nga të gjithë, Alfred Moisiu. Politika ka rregulla dhe ka njerëz të mirë, por dhe nëse e zgjedhin nga jashtë të jetë figurë e rëndësishme, të jetë testuar më shumë se një herë dhe mendoj se në këtë kuptim ka njerëz brenda dhe jashtë që mund të luajë këtë rol.
4. Z. Nano, pse nuk po propozon emra opozita, sipas jush?
Sepse nuk kanë besim te maxhoranca, sepse përderisa nuk kanë garanci pse të nxjerrin emra. Opozita nuk nxjerr emra sepse nuk do të bëhet qesharake.
5. Ish-sekretarit Majk Pompeo tha sot se nuk ka rëndësi se cila administratë është në pushtet, qëllimi është të çrrënjoset korrupsioni. E thënë nga një ish-sekretar shteti, ky qëndrim mbart një mesazh që Departamenti i Shtetit mund ta dërgojë në mënyrë indirekte apo mund të jetë një qëndrim personal i zotit Pompeo?
Kjo s’ka lidhje me departamentin e shtetit, kjo mund të ketë lidhje individuale. Ky i përket republikanëve. Ai vjen si ish-sekretar dhe republikan dhe si një nga kandidatët e mundshëm presidencial sepse vetë ka hedhur pëlqimin se do jetë një nga kandidatët nëse Trump nuk kandidon, por është një nga njerëzit e afërt të Trump dhe kështu që marrëdhëniet me Trump nuk i ka prishur asnjëherë, por ka mbetur gjithmonë figurë institucionale. Me siguri ka kontakte të rëndësishme. Qëndrimi i tij nuk është një shaka, por një provë që Berisha është i vdekur, ai ka ardhur me siguri me këtë mision për të përcjell këtë mesazh, që ti thotë këtij njeriu të vdekur që ke vdekur. Ai mund të ketë pasur dhe arsyeje të tjera bëj një rrugë dhe dy punë dhe përcill këtë mesazh dhe për atë mesazh me siguri është konsultuar me partinë e republikanëve. Insistoj se kjo ka qenë puna e tij më e rëndësishme.



