SHBA i kërkon stafit të ambasadës që të largohet nga Moska, ndërpritet puna në selinë e Bjellorusisë

SHBA i kërkon stafit të ambasadës që të largohet nga Moska, ndërpritet puna në selinë e Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë stafit jo të domosdoshëm që të largohen nga ambasada e tyre në Moskë.

Po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar punën në ambasadën në Minsk, të Bjellorusisë dhe ka autorizuar largimin vullnetar të stafit.

“Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë”, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken .

Ai përmendi si përparësinë më të lartë të DASH, sigurinë e qytetarëve amerikanë, duke përfshirë personelin e qeverisë së SHBA në mbarë botën.

Ditën e sotme në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës, po zhvillohen negociatat me Rusinë, për gjetjen e rrugës së paqes, teksa agresioni i Moskës, ka hyrë në ditën e pestë të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy