Skocia miraton ligjin më liberal të botë për ndërrimin e gjinisë  

Skocia miraton ligjin më liberal të botë për ndërrimin e gjinisë  

Skocia miratoi sot aktin e diskutueshëm të Njohjes Gjinore.

Parlamenti lokal në Edinburg - i dominuar nga SNP pro-pavarësisë dhe progresive e kryeministres Nicola Sturgeon, ka miratuar një projektligj të paprecedentë ndërkombëtar që synon ta bëjë më të lehtë në Skoci ndryshimin anagrafik të gjinisë sipas preferencave individuale të momentit, edhe në krahasim me kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

Nisma mori 86 vota pro dhe 39 kundër.

Ligji i ri i identitetit gjinor e bën më të lehtë për njerëzit - përfshirë 16 dhe 17 vjeçarët - të ndryshojnë gjininë e tyre për qëllime ligjore.

Projektligji në fazën e diskutimit ndezi një debat të ashpër. Në praktikë, ligji i ri do t'i lejojë njerëzit të ndryshojnë gjininë me vetëdeklarim, duke shmangur nevojën për një diagnozë mjekësore të disforisë gjinore. Qeveria thotë se është një hap i thjeshtë që do të përmirësojë jetën e personave transgjinorë duke i lejuar ata të marrin dokumente zyrtare që korrespondojnë me identitetin e tyre gjinor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy