Ndalohen për emigracion të paligjshëm, por rumunia i bën gropën shqiptarëve me kokainën e fshehur

Ndalohen për emigracion të paligjshëm, por rumunia i bën gropën shqiptarëve me kokainën e fshehur

Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi policia italiane ka ngritur dyshimet se një sasie e konsiderueshme kokaine e sekuestruar thuhet se u përket atyre.

Dy shqiptarët janë  Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në zonën San Donato të Torinos.

Nga ana tjetër thuhet se të rinjtë shqiptarë ishin në paraburgim pasi u kapën me dokumente ta parregullta për të qëndruar në Itali.

Image

Në stacionin e policisë ata u vizituan nga një vajzë rumune 22 vjeç. Stafi mbikëqyrës vuri re se njëri prej dy shqiptarëve i dha fshehurazi rumunes disa çelësa, e cila më pas u largua menjëherë.

Ky veprim ngjalli dyshime tek policia, e cila ndoqi 22-vjeçaren për të zbuluar se ku do të shkonte.

Vajza iu drejtua një apartamenti dhe gjatë përpjekjes për të gjetur çelësin e duhur të derës, ndërhyri menjëherë policia. Nga kontrolli në banesë u zbuluan 7 pako me drogë, që rezultuan të ishin 4 kg kokainë.

Image

Gjithashtu, në raftet e kuzhinës u gjetën të fshehura një shumë parash prej 18 mijë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se droga u përket dy shqiptarëve, që ishin ndaluar më herë për emigracion të paligjshëm.

Image

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy