Shkrirja e bashkisë së Fushë-Arrëzit, Curri: Do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik, protestat do të vazhdojnë deri në përshkallëzim (VIDEO)

Shkrirja e bashkisë së Fushë-Arrëzit, Curri: Do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik, protestat do të vazhdojnë deri në përshkallëzim (VIDEO)

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, ka dalë kundër projektligjit për reformën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë së Fushë-Arrëzit dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Pukës. 

 

Në një intervistë për MCN TV, Curri e cilësoi projektin të pakonsultuar dhe pa bazë profesionale, duke paralajmëruar reagim të vazhdueshëm nga institucionet vendore dhe qytetarët. Sipas Currit, reforma nuk mbështetet në standardet evropiane dhe nuk është hartuar mbi analiza të mirëfillta. 

 

Jam kundër bashkimit me Pukën, sepse ky projekt nuk është konsultuar me asnjë ekspert të Bashkimit Evropian dhe nuk ngjan me asnjë model të vendeve demokratike në Evropë. Nuk mund të besoj që një projekt i tillë të vendosë për fatin e komuniteteve pa një studim serioz. Bashkia e Fushë-Arrëzit i ka të gjitha kapacitetet për t'u vetëmenaxhuar. Kemi 75 për qind të tregut shqiptar të mineraleve, kemi fabrikën e bakrit, kemi industri dhe numrin më të lartë të të punësuarve në bashki me paga të mira. Këto janë arsye të mjaftueshme që kjo bashki të vazhdojë të funksionojë si njësi më vete.

 

 

Kryebashkiaku argumentoi se Fushë-Arrëzi ka një histori të rëndësishme industriale dhe një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa shtoi se përzgjedhja e kësaj bashkie për t'u shkrirë është bërë pa asnjë analizë objektive.

 

Bashkia e Fushë-Arrëzit ka një emër dhe histori që i ka dhënë vendit një potencial të madh ekonomik në industri. Mendoj se kjo zonë është prekur vetëm sepse duhej të prekej një bashki në veri, jo sepse ka një studim apo ekspertizë që e justifikon këtë vendim. Nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin për këtë shqetësim, por përmes referendumit që synojmë të organizojmë me shoqërinë civile dhe me vullnetin e banorëve të Fushë-Arrëzit do t'u drejtohemi të gjitha institucioneve. Nuk ka logjikë që një bashki me rritje ekonomike dhe me industri të bashkohet me një bashki tjetër, kur kapacitetet që kemi ne nuk i ka asnjë nga bashkitë përreth. Kjo shkrirje do të thotë largim i shërbimeve nga qytetari dhe do të dëmtojë drejtpërdrejt komunitetin.

 

 

Ai paralajmëroi se kundërshtimi ndaj reformës do të vijojë përmes mjeteve demokratike, duke theksuar se protestat do të përshkallëzohen nëse projektligji nuk rishikohet.

 

Ky është vetëm fillimi. Ne do ta kundërshtojmë këtë projekt me çdo mjet demokratik. Protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të bashkisë dhe qytetarëve që preken nga kjo reformë të reagojnë, sepse demokracia është parimi kryesor që na bashkon me Bashkimin Evropian. Reagimi ynë do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithmonë brenda kornizës demokratike,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy