Ndarja nga Shkupi, Kote: Deklarata e Michel është thjesht kortezi, nuk foli si komisioner

Ndarja nga Shkupi, Kote: Deklarata e Michel është thjesht kortezi, nuk foli si komisioner

Për herë të parë, Presidenti i  Këshillit Europian i dha të drejtë Tiranës zyrtare në kërkesën për t’u ndarë nga Shkupi. Por për ish-diplomatin Jorgji Kote, deklarata e Charles Michel ishte më shumë kortezi me mikpritësin. Në studion e lajmeve të MCN, përmes një lidhjeje Skype, Kote theksoi se nuk ka asnjë ndryshim në qasjen e BE ndaj Ballkanit të Hapur.

Si diplomat, zoti Michel u shpreh personalisht. Nuk foli si komisioner, por në emrin e tij personal. Zyrtarisht BE nuk është shprehur pro Ballkanit të Hapur. Nuk përmendet në dokumentet zyrtare, por përmendet vetëm tregu i përbashkët europian.

Këtë Michel e bëri për kortezi. Ai nuk erdhi për Ballkanin e Hapur. Erdhi për komunitetin europian. PE para 3 ditësh në rezolutën e vet, thotë të mbështetet procesi i Berlinit. Është shumë e vështirë për BE që kur ka futur një klauzolë ta ndryshojë atë. Duhet unanimitet.

Lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave, Kote u shpreh se ka njw ngwrç nw lidhje me politikat e zgjerimit.

Zgjerimi europian nuk është më tërheqës. Nuk është më seksi. Vendet e BE janë lodhur, ka probleme me papunësinë, korrupsionin, kriminalitetin. Ne kemi 13 vjet që kemi bërë kërkesën dhe ende nuk kemi çelur negociatat. Ka humbur frymëzimi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy