
Me një listë emrash, Partia Demokratike ka denoncuar oligarkët, që sipas saj kanë përfituar tendera, kontrata, PPP në mënyrë abuzive. Por në listën e saj, mungonin edhe emra të biznesmenëve të fuqishëm dhe aktivë në investime përmes këtyre proceseve.
Partia Demokratike ka denoncuar me emra këtë të hënë emrat e biznesmenëve që sipas opozitës kanë përfituar, tender, kontrata, prokurime publike dhe PPP në mënyrë korruptive. Denoncimi u bë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë prezantimit të platformës së ligjit “Antimafia"
Në listën e PD-së ishin disa nga emrat e biznesmenëve më të njohur si Shefqet Kastrati, Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Bashkim Ulaj, Lorenc Gjikuria etj. Këta akuzohen nga opozita se kanë përfituar nga kontratat korruptive me shtetin dhe që mund të bëhen subjekt i platformës së ligjit antimafia.
Por sa objektive ishte lista e përgatitur nga opozita? Kjo vlen për t'u gjykuar nga qytetarët. Në listën e ndër më të pasurve në Shqipëri si përfitues nga kontratat korruptive të hartuar nga opozita mungonte emri i Samir Manes, më i pasuri në Shqipëri, i klasifikuar si biznesmeni më i fuqishëm në vend.
Zamir Mane zotëron ndër minierat më të mëdha minerare në Bulqizë. Ai e ka marrë të drejtën e përdorimit për 35 vite. Ndërkohë jo rrallë herë është përmendur si lobues në ligjet specifike siç ishte rasti për ligjin e investimeve strategjike apo edhe uljen e tarifës që të përfshihen në TVSh për mallrat që blihen jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu mungonte edhe emri i pronarit të hotelit ku opozita zhvilloi këtë të hënë mbledhjen për të lançuar platformën e antimafia.



