Sot shënohet Dita e Evropës, me luftën e rikthyer në kontinent

Sot shënohet Dita e Evropës, me luftën e rikthyer në kontinent

9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit. Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë. Propozimi i tij konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.

Kjo datë, shënjon përvjetorin historik të asaj që quhet Deklarata e Schuman-it, mbajtur më 9 maj 1950. Një deklaratë, e cila do të rrënjoste një herë e mirë në histori, ndryshimin e një qasjeje të gabuar armiqësore ndërmjet shteteve evropiane dhe fillimin e një aleance të re.

Pikërisht kjo deklaratë, do t’i hapte rrugë një fillimi të ri e të madh për djepin e qytetërimit botëror. Krijimit të Bashkimit Evropian.

Ajo u quajt ESCS. Vendet themeluese, ishin Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Pikërisht kjo bashkësi e prodhomit, do të ishte ajo që më vonë do të zgjerohej dhe do të emërtohej si Bashkimi Evropian që ne sot njohim.

Dita e Evropës, një festim vjetor i paqes dhe bashkimit në Evropë, shënohet në kohën kur Rusia ka hyrë në muajin e tretë të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Por, këtë vit, si asnjëherë më parë, data e shënuar vjen nën ethet e luftës në Evropë.

Agresioni rus në Ukrainë ka sjellë pasiguri të shumta për të ardhmen, por njëkohësisht ka arritur edhe të njehsojë gjithë gjuhën diplomatike, politike dhe ekonomike evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy