"Xhadat" - Karburanti i fermerëve monopol i Kastratit, 24.12 miliard lekë pa garë

"Xhadat" - Karburanti i fermerëve monopol i Kastratit, 24.12 miliard lekë pa garë

Në 26 nëntor të vitit 2020, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin me objekt “Blerje karburant për përdorim nga fermerët në sektorin e bujqësisë”, me fond limit 7.9 miliard lek, si procedurë mbi kufirin e lartë monetar, me kohëzgjatje 12 mujore.

Në janar të vitit 2021 fitues i këtij tenderi shpallet bashkimi i operatorëve, Kastrati shpk dhe Kastrati Group. Nga dokumentat rezulton se në garë kanë marë pjesë 3 operatorë, nga të cilët njëri nuk ka si objekt të veprimtarisë tregëtare karburantet, dhe tjetri me ofertë 0 lekë. Ky fakt që vërehet rëndon në procedurat e tenderave, tregon paracaktimin e fituesit, i cili kujdeset të fus në garë sa për numër edhe ndonjë operator tjetër.

Në këtë tender fituese klasifikohet oferta e vetme, pra pa garë, me vlerë 7.9 miliard lekë, sa 100% e vlerës së fondit limit.

Për vitin 2022 janë zhvilluar tre tendera me objekt “Blerje karburant për skemën e rimbursimit të femerëve”dhe të tre janë fituar me 100% të vlerës së fondit limit, nga bashkimi i operatorëve Kastrati shpk dhe Kastrati Group sha.

Konkretisht;

Në shkurt të vitit 2022, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin me objekt “Blerje karburant për skemën e rimbursimit të femerëve”, me fond limit 7.9 miliard lek, si procedurë mbi kufirin e lartë monetar me kohëzgjatje 12 mujore.

Në 16.03.2022 kalsifikohet fituese shoqëria Kastrati shpk dhe Kastrati Group sha (si bashkim operatorësh) me 7.9 miliard lekë, sa 100% e vlerës së fondit limit dhe si operator i vetëm në garë, pra pa garë.

Në maj të vitit 2022, Ministria e Bujqësisë shpalli tenderin me objekt “Blerje karburant për skemën e rimbursimit të femerëve”, me fond limit 4.16 miliard lek, si procedurë mbi kufirin e lartë monetar me kohëzgjatje 12 mujore.

Në datën 13.06.2022 klasifikohet fituese shoqëria Kastrati shpk dhe Kastrati Group sha (si bashkim operatorësh) me 4.16 miliard lekë, sa 100% e vlerës së fondit limit dhe si operator i vetëm në garë, pra pa garë.

Në gusht të vitit 2022, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin me të njëjtin objekt dhe po me fond limit 4.16 miliard lek, si procedurë mbi kufirin e lartë monetar me kohëzgjatje 12 mujore.

Në datën 06.09.2022 shoqëria Kastrati shpk dhe Kastrati Group sha shpallet fituese me 4.16 miliard lekë, sa 100% e vlerës së fondit limit dhe si operator i vetëm në garë.

Pra, vetëm në vitin 2022, shoqërisë Kastrati i janë dhënë 16.22 miliard lekë nëpërmjet 3 tenderave pa garë dhe sa 100% e fondit limit, dhe në total nëpërmjet 4 tenderave pa garë dhe sa 100% e vlerës së fondit limit, Ministria e Bujqësisë i ka dhënë 24.12 miliard lekë po të njëjtit operator ekonomik.

Në asnjë nga katër tenderat e organizuar për blerjen e karburantit për skemën e rimbursimit të femerëve nuk është saktësuar në dokumentacion Bashkia të cilës do t`i akordohet karburanti për fermerët dhe sasia përkatëse.

Por qeveria, mendoi të investoj edhe për ngritjen e një sistemi shpërndarjeje për karburantin. Për këtë vuri në dispozicion edhe 1 miliardë lekë të tjera.

Në vitin 2021, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Sistemi për shpërndarjen dhe monitorimin e karburantit për fermerët për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, me fond limit 970 milionë lekë.

Pra, në total janë shpenzuar mbi 25 miliardë lekë , ku përfituesit e vërtetë nga shteti, duket qartë që nuk janë fermerët.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy