
Në disa qytete të Francës është protestuar kundër çmimeve në rritje dhe reformës së pensioneve të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron.
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në vendim po ashtu kanë pasur në fokus edhe problem në sistemin arsimor dhe transportin publik. Sipas të dhënave të sindikatave 20 deri në 30 përqind e personelit të shkollave iu bashkuan protestave. Qarkullimi i trenave brenda vendit ishte i kufizuar, në Paris disa trena dhe autobusë të periferive qarkulluan më rrallë se zakonisht.
Përtej rritjes së pagave në këtë protestë u ngrit zëri për pensionistët, pasi qeveria ka vendosur të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 aktualisht në 64 ose 65 vjeç.
Philippe Martinez ,drejtues i shoqatës së majtë sindikaliste CGT, thotë se punëtorët francezë nuk duan të punojnë më gjatë.
Kampi qeveritar një ditë më parë kishte rënë dakord për të shtyrë konsultimet me përfaqësuesit e organizatave sociale në mënyrë që deri në dimër të paraqesin një projektligj.



