Incidenti i Letonisë, ndërron jetë edhe major Klodian Tanushi (VIDEO)

Incidenti i Letonisë, ndërron jetë edhe major Klodian Tanushi (VIDEO)

Është thelluar bilanci tragjik i ngjarjes në Letoni që përfshiu tre ushtarakë shqiptarë. Pas Zarife Hasanajt, nëntetares që u përcoll dje në varrezat e dëshmorëve, sot është bërë me dije se ka humbur jetën edhe majori Klodian Tanushi. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhënë njoftimin përmes rrjetit social Facebook duke shprehur ngushëllimet për familjen:

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!

shkruan Xhaçka.

Me humbjen e jetës së majorit Tanushi numri i të vdekurve në Letoni si pasojë e shpërthimit të eksplozivëve shkon në dy, ndërkohë që ushtaraku tjetër, rreshteri Julianj Kapaj është i plagosur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy