
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se pas vrasjes së babait të Sidorel Prendit, policia ka kryer kontrolle në banesat e familjeve Gjeloshi, Martinaj, Reçi etj.
Bregu thotë se nuk mund të dilet në një përfundim se kush mund të kenë qenë autorët apo porositësit duke qenë se Sidorel Prendi ka qenë i përfshirë në shumë konflikte.

Në momentin që u vra i ati i Sidorel Prendit u kontrolluan banesat e 5 familjeve në qark. Pas vrasjes së të atit u kontrolluan 5 familje që janë ndër familjet më të mëdha të zonës. Gjeloshi, Reçi, Martinaj dhe dy familje të tjera që janë familje të mëdha. Prendi ishte ngatërruar dhe dyshohej, kishte një dekadë të mbushur me akte kriminale. Duke qenë se kishte një dekadë dhe dyshohej për pjesëmarrje në vrasje, kishte rol kryesor në trafikun ndërkombëtar të drogës, nuk mund të themi se cili ka qenë. Motrën e dëgjova me vëmendje. E vë theksin tek familja Gjeloshi. Bën sens në logjikë se aty familjet mund të dinë diçka mes njëra tjetrës. Dyshohet se i vëllai i saj mund të ketë marrë pjesë në një ekzekutim ndaj një biznesmeni ku i vrau ekonomistin e firmës dhe plagosur shënjestrën. Mendohej se ishte porositës në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë. Duke qenë se ke kaq shumë konflikte, ne nuk mund të dalin në përfundim. Ndonjëherë familjet i dinë më mirë këto histori. Prokuroria e Lezhës, pothuajse nuk ekziston.



