
Teksa sot është dita e fundit e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të regjistruar partitë për zgjedhjet lokale të 14 majit, dita e sotme, duket të jetë vendimtare për regjistrimin e PD-së.
Sali Berisha ka bërë me dije se do të futet në zgjedhje nën ombrellën e një koalicioni, në pamundësi për të garuar nën siglën blu.
Ndërsa për emrin e koalicionit ende nuk është bërë publike, ishte deputeti Edi Paloka i cili pas përfundimit të mbledhjes sqaroi se për këtë do të njoftohet në vijim.
“Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit nuk është vendosur ende. Nesër regjistrojmë koalicionin në KQZ”
Përfaqësuesit ligjor të grupimit Berisha Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë depozituar dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.
Të njëjtën gjë pritet të bëjë sot edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.
Ndonëse situata është e qartë që me pranimin e koalicionit.
Kjo pasi vendimi i fundit i Gjykatës për statusin e Partisë Demokratike ka zhbërë të gjitha vendimet e marrë nga Berisha, duke përcaktuar se vula i mbetet kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj.
Duke lënë pas situatën e krijuar në PD, në KQZ është regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë, e cila futet sërish në lojë.
Ajo është partia më e mundshme me të cilën Berisha mund të realizojë koalicionin.
Edhe pse kjo nuk është pranuar publikisht, duke thënë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë.
Por, Ilir Meta dhe Berisha kanë një marrëveshje në fuqi, ndonëse jo koalicion.
Aleanca ndërmjet tyre do të funksionojë vetëm për kandidatët për kryetar bashkie, pasi Partia e Lirisë ka hartuar një listë prej rreth 1 mijë e 650 kandidatësh për Këshillat Bashkiak.
Partitë e regjistruara në zgjedhje:
Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhje 6 bashki të datës 6 mars 2022, partitë politike në vijim:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
Lëvizja e Re (LRE)
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Partia Kristian Demokrate (PKDSH)
Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)



