“Dëboni shqiptarët”/ Omi: Deklaratat e ministrit britanik, alarmante! Do dalim në protestë, nuk jemi kriminelë

“Dëboni shqiptarët”/ Omi: Deklaratat e ministrit britanik, alarmante! Do dalim në protestë, nuk jemi kriminelë

Aktivisti shqiptar në Britaninë e Madhe, Enkeleid Omi, deklaratat e ministrit britanik për Emigracionin “Gjeni shqiptarët, dëboni shqiptarët”, duke i etiketuar si kriminelë, i sheh alarmante.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se prej dy ditësh nga deklaratat e ministrit Robert Jenrick rrjeti po vlon nga pakënaqësia e shqiptarëve, por edhe disa media vizive britanike janë duke i mbajtur krahun shqiptarëve.

Omi shtoi se është diskutuar me disa shoqata, aktivistë dhe lider në komunitet që nga fundi i javës tjetër të bëhet protestë para zyrës së Kryeministrit.

Nga fundi i javës tjetër, po mendojmë për një protestë te zyra e Kryeministrit.

Nuk mund ta quajmë racist ministrin e Emigracionit, pavarësisht se vjen nga një familje që ka vuajtur racizmin, holokaustin në luftën e dytë botërore.

Por a po shtyhet nga media ekstreme të djathta kjo qeveri, apo dështimet e qeverisë për emigracionin, drejtësinë apo transportin publik...

Ne nuk jemi komuniteti më kriminal, jemi shumë i vogël në raport me të tjerët. Ne jemi sa një pikë uji, në krahasim me krimet e të komuniteteve të tjera.

Të krahasohen shqiptarët si kriminelë është jashtë çdo konteksti. Jemi komunitet i vogël. Nëse këto fjalë do ishin thënë ndaj komuniteti indian, pakistanez, apo nga Xhamajka dhe Afrika, do ishte djegur Londra dhe çdo qytet.

Ne jemi komunitet i mirë, punëtorë që shohim punën tonë dhe mundohemi të integrohemi në mënyrat tona, me punë.

Ne jemi komunitet i vogël, nuk iu hyn gjë në këmbë votat e shqiptarëve. Zyra e emigracionit ka filluar një gjueti shtrigash ndaj shqiptarëve, po shihet se shqiptarët po lënë pinën nga frika.

Për mua ambasada është dashur të reagonte që pardje. Ka mundësi të kontaktojë më shumë media se komuniteti.

Nuk e kuptoj pse nuk ka reaguar, ndoshta duhej të marrë leje nga qeveria. Duhet një reagim shumë urgjent.

Nuk vijnë gjithë shqiptarët për krim apo për shtëpitë e barit. Por vijnë për të punuar se pagesat janë shumë më të larta se çdo vend të Europës.

Mundësia për dokumente mund të jenë shumë më kollaj në Angli, shumë avokatë shqiptarë që janë këtu kanë rritur çmimet në maksimum, ku një aplikim shkon 10-12 mijë paund.

Ky është abuzim që po bëjnë shumë avokatë shqiptarë. Mund të ketë dhe shqiptarë që vijnë për punë të tjera dhe shfrytëzohen, këtë nuk ia uroj askujt.

Shumica e shqiptarëve vijnë me ndershmëri se nuk kanë të ardhme në Shqipëri. Vetëm në Londër janë 15 mijë biznese shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy