Maqedonia e Veriut, 10 milionë euro më pak për shëndetësinë në 2021

Maqedonia e Veriut, 10 milionë euro më pak për shëndetësinë në 2021

Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë do ta menaxhojë pandeminë me buxhet të reduktuar. Në buxhetin e vitit 2021 është parashikuar një reduktim prej 10 milion eurosh.

Prioritetet kryesore janë ndërtimi i qendrave të reja klinike në Shkup dhe Shtip si dhe rindërtimi i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë.

Ministria thotë se pavarësisht buxhetit të reduktuar, ka siguruar para për të luftuar virusin Covid 19.

Reduktimi i shumave është për shkak të zvogëlimit të mjeteve nga llogaria e kredisë për ndërtimin e një qendre klinike në Shkup. Me rishikimin, parashihen mjete shtesë për pagesën e këstit të parë për furnizimin e vaksinës kundër koronavirusit. Fonde shtesë janë dhënë për furnizim të ilaçit Remdesivir, për pacientët me koronavirus”, citohet ministria nga mediat vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy