Pozitiv me Covid-19, Justin Bieber anulon koncertin në Las Vegas

Pozitiv me Covid-19, Justin Bieber anulon koncertin në Las Vegas

Justin Bieber ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Këngëtari, 27 vjeç, bëri të ditur lajmin ditën e shtunë, teksa tha se “fatmirësisht po ndihet mirë”.

Sipas mediave të huaja, Bieber gjithashtu ka anuluar shfaqjen e tij të planifikuar në T-Mobile Arena në Las Vegas të dielën, duke e shtyrë atë për në verë.

Bieber supozohet të performojë dy shfaqje të tjera këtë javë - në Arizona të martën dhe Kaliforni të enjten - por ende nuk ka asnjë njoftim nëse dhe ato gjithashtu do të shtyhen.

Lajmi për testin pozitiv të COVID-19 të Bieber vjen një javë pasi ai performoi para një turme të mbushur me njerëz në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit në West Hollywood, Kaliforni, për festën e grupit “h.wood” dhe Revolve "Homecoming Weekend" para Super Bowl .

Këngëtari performoi hite si "Yummy", "Peaches" dhe "As I Am" në bash, ku morën pjesë yje si Leonardo DiCaprio, Eli Manning, Chrishell Stause, Jason Oppenheim dhe gruaja e Bieber, Hailey.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy