
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përfshirë sërish nga një krizë shëndetësore si ajo e dy javëve më parë në Berlin.
Kriza e dytë për kancelaren ka ndodhur sërish gjatë një takimi zyrtar. Gjatë ceremonisë së emërimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Christine Lambrecht.
Merkel është përfshirë sërish nga dridhjet e trupit, ndërsa ndodhej në krah të presidentit Frank-Walter Steinmeier, në pallatin Bellevue.
Ajo ka refuzuar një gotë ujë që iu orfua për t’i ardhur në ndihmë, ndërsa gjysmë ore më vonë është shfaqur në gjendje normale në Parlamentin gjerman.
Episodi i parë në publik i kësaj natyre, kancelares i ndodhi më 18 qershor gjatë një ceremonie pritjeje për presidentin e ri të Ukrainës, Volodimir Zelensky. Pas ceremonisë, Merkel, 64 vjeç, u tha mediave se gjithçka ndodhi për shkak të dehidratimit.



