Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë.
Ajo është bërë mama e një vajzë, ndërsa imazhet e vogëlushes së saj nuk i ka kursyer asnjëherë në rrjetet sociale.
Këtë ka bërë edhe mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa ka ndarë një foto në të cilën shfaqet së bashku me vogëlushen e saj, ku përmes këtij postimi ajo tregon se këto janë momentet e saj më të veçanta.
“Faleminderit Zot, për këto mëngjese te mrekullueshme!” ka shkruar ajo në diçiturën e fotos ku shfaqet së bashku me Viktorian.



