Greva e mësuesve në Kosovë, Shala: Nuk ka prapavijë politike, jemi gati për dialog (VIDEO)

Greva e mësuesve në Kosovë, Shala: Nuk ka prapavijë politike, jemi gati për dialog (VIDEO)

Prej një muaji, në Kosovë vijon greva e arsimtarëve, e cila ka lënë të mbyllura shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Vjollca Shala, nënkryetare e Sindikatës së Arsimit në Kosovë, thotë se mësuesit janë të vendosur të vijojnë grevën.

Kemi hyrë në javën e pestë. Mësuesit janë të vendosur të qëndrojnë në grevë. Ne e kemi pranuar pakon ekonomike të kryeministrit. Ne kërkojmë rritje të pagës në bazë të rritjes ekonomike. Kërkojmë që në vitin 2023 të bëhet rritja e pagës në bazë të rritjes ekonomike.

Greva e mësuesve ka lënë pa mësim 350 mijë nxënës në të gjithë vendin. Mësuesit thonë se janë të gatshëm të ulen në bisedime me qeverinë. Shala e përjashton mundësinë e një prapavije politike.

Nuk është e drejtë për fëmijët dhe nxënësit. Ne jemi të gatshëm që në çdo moment të dialogojmë dhe të gjejmë një zgjidhje. Nuk ka mundësi të ketë prapavijë politike, kur ne i kemi 325 mijë anëtarë. Në mesin e tyre ka edhe nga ata që i përkasin partisë në pushtet. Nga ana e qeverisë për kërkesat tona nuk kemi marrë asnjë ofertë. Jemi duke analizuar projektligjin e pagave. Në afatin kohor që do të jetë në diskutim publik, ne do t’i dërgojmë tek institucionet përgjegjëse. Nuk mund të flasim për një datë se kur fillon shkolla. Nga ana e qeverisë nuk kemi ftesë për takim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy