Njëri nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e sotëm me sende të forta, gjatë kohës që po çonte vajzën e tij në kopsht.
Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, se ngjarja ndodhi pranë kopshtit nr.31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku Mëngjesi po çonte vajzën e tij, duke pësuar dëmtime të shumta.

E kanë goditur me sende të forta, me një levë hekuri në pjesë të ndryshme të kokës.
Burime nga komisariati nr.2 konfirmuan së paku dy persona që kanë goditur me sende të forta avokatin në momentin që po dërgonte vajzën në kopsht, sapo e kishte lënë në kopsht.
Një numër i madh i efektivëve të policisë ndodhen në vendngjarje, ku po merren kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës. Autorët ende nuk janë identifikuar.
Nga Spitali i Traumës më kanë konfirmuar se është në gjendje stabël, por ka dëmtime të shumta në kokë dhe fytyrë.
Dhunuesit e avokatit e kanë goditur në kokë dhe fytyrë ka qenë duke goditur vajzën në kopsht ku u dhunua.
Zoti Mëngjesi është një nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë oficerët e krimeve nuk kanë një pistë të qartë pse është goditur avokati.
Hetimet janë shtrirë në disa pista, edhe për gjyqe ku është përfshirë, për çështje pronësie etj.
Avokati nuk është marrë ende në pyetje për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.



