Vaji i përdorur disa herë “ushqen” kancerin e gjirit

Vaji i përdorur disa herë “ushqen” kancerin e gjirit

Përdorimi i të njëjtit vaj disa herë për skuqje mund të shkaktojë ndryshime gjenetike që nxisin përparimin e kancerit të gjirit në fazat e avancuara.

Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit kanë zbuluar se vaji i ripërdorur mund të bëhet shkak toksikologjik që promovon përhapjen e qelizave të kancerit, metastazën dhe ndryshimet në metabolizmin e lipideve.

Studimi i publikuar në “Cancer Prevention Research” u krye në minjtë: një grupi iu dha vaj soje të freskët dhe të panxehur, ndërsa grupi tjetër me vaj që ishte pësuar disa herë ndryshime termike. Në fazën e dytë, studiuesit simuluan kancerin e gjirit të avancuar, pasi iu injektuan qelizat e kancerit të gjirit.

Analizat e kryera njëzet ditë më vonë nxorën se tumoret e minjve që kishin konsumuar vaj të përdorur disa herë kishin rritje metastatike katër herë më të larta se minjtë që në vend të kësaj kishin konsumuar vaj të freskët soje. Studiuesit zbuluan rolin e një proteine kyçe, Ki-67, e cila është e lidhur ngushtë me përhapjen e qelizave kancerogjene.

Kur vaji ripërdoret në mënyrë të përsëritur, trigliceridet shkatërrohen, oksidojnë acidet yndyrore të lira dhe lëshojnë akrolein, një kimikat toksik që ka veti kancerogjene.

Hulumtimet shkencore kanë provuar prej kohësh se vaji i përdorur e përmban këtë substancë dhe e kanë lidhur atë me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë aterosklerozën dhe sëmundjet e zemrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy