Përmbytja /Bashkia e Tiranës padit firmën që kryen punimet tek "Xhamia e Et'hem Bej"

Përmbytja /Bashkia e Tiranës padit firmën që kryen punimet tek "Xhamia e Et'hem Bej"

Shirat e dendur që përfshinë Tiranën dy muaj më parë përmbytën edhe katin e parë të Bashkisë së Tiranës, duke sjell jo pak problemem me dokumentacionin i cili u prek nga rrjedha e ujit.

Vetëm disa ditë pas ngjarjes "TemA Tv" i dërgoi disa pyetje bashkisë lidhur me përmbytjen e katit të parë të këtij institucioni. 

Por "TemA Tv" i kërkon ndjesë lexuesve dhe Bashkisë së Tiranës, pasi përgjigja ka ardhur e ndarë në dy kopje.   Në përgjigjen e saj të parë, Bashkia e Tiranës bën me dije se "ka ngritur grupin e konstatimit dhe verifikimit të dëmit dhe nga ky grup janë analizuar të gjitha shkaqet e përmbytjes së katit nën tokë të ambienteve të Bashkisë Tiranë, për të cilin është hartuar raporti përfundimtar, ku i është vënë në dispozicion kryetarit të Bashkisë Tiranë".

Ndërsa në përgjigjen e saj të dytë bashkia e kryeqytetit bën me dije se "mbi bazën e dokumenteve të hartuara nga grupi i punës, Bashkia Tiranë ka nisur edhe një kërkesë padi për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara ndaj firmës zbatuese "Kale Restirsyon turizem Kimia Nakliye Sanaylve Ticared Limitted Sirketi" e cila në kohën e përmbytjes po kryente punime për rrjetin e jashtëm të drenazhimit në objektin e "Xhamia e Et'hem Bej" në pjesën që kufizohet me Bashkinë e Tiranës".

Këto reagime të bashkisë erdhën pasi në media u zbulua se uji u fut në katin e parë të bashkisë ndërsa dëmet ishin ndaj dokumentacionit që ishin në këtë pjesë të institucionit.    

Uji i shirave të rrëmbyeshëm vërshoi nga të gjitha anët edhe pse kanalizimet në qendrën e kryeqytetit ishin të reja për shkak të punimeve gjatë ndërtimit të sheshit “Skënderbej”. Për tërheqjen e ujit nga ambientet e brendshme të bashkisë është dashur ndërhyrja e skuadrave të zjarrfikëses dhe UKT-së.

Ishte “Respublica.al” publikoi një foto, ku duket korridori i bashkisë në të cilin janë varur për t’u tharë disa dokumente të cilat ishin lagur nga uji që përmbyti katin e parë.

Ngjarja u denoncua edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. “Burime nga brenda Bashkisë na njoftojnë se janë dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe biblioteka", shkruante Çollaku.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy