Një burrë 41-vjeçar u ekzekutua publikisht në Jemen, si dënim për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 3-vjeçare.
Muhammad al-Maghrabi u qëllua me automatik në mes të një turme të mbledhur paraditen e sotme në Sanaa.
Fotot e tregojnë atë të shtrirë barkas, me duart e lidhura pas në pritje që një ushtar ta qëllojë me plumba.
Ekzekutimi u ndoq nga mijëra njerëz që u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit.
Kamerat e disa televizioneve dhe ato të smarfonëve të shumicës së njerëzve të mbledhur në shesh filmuan momentin kur ai u qëllua me plumba në shpinë.
Ligji mysliman sharia është bazë për legjislacionin zyrtar në Jemen. Sipas ligjeve të vendit, vrasja dënohet me vdekje dhe vetëm familjarët e viktimës kanë të drejtë ta lehtësojnë dënimin.
Prerja e kokës është një praktikë e zakonshme, por ligji Sharia në fakt nuk specifikon mënyrën e ekzekutimit. / Daily Mail / Përgatiti: G.S./



