Dy depozita nafte saudite dëmtohen jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara

Dy depozita nafte saudite dëmtohen jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara

Arabia Saudite tha të hënën se dy nga tankerët e saj të naftës ishin objektiva të “një sulmi sabotimi”  jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, në sulmet që ajo përshkroi si kërcënim për sigurinë e furnizimeve globale të naftës.

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në rajonin e pasur me naftë mes vendosjes së një numri në rritje të aseteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Iranin.

Një nga dy anijet Saudite ishte në rrugën e saj për t'u ngarkuar me naftë të papërpunuar saudite nga porti i Ras Tanura, për t'u dërguar klientëve në SHBA, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e shtypit e Arabisë Saudite (SPA) Arabia Saudite.

Ndërsa agjencia nuk përmendi viktima apo derdhje të naftës, ajo tha se kishte pasur "dëme të konsiderueshme në strukturat e dy anijeve".

Të dielën, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se katër anije mallrash tregtare u vunë në shënjestër nga "operacionet sabotuese" jashtë bregut të saj lindor. Sabotimi i dukshëm u zhvillua pranë ujërave territoriale UAE në Gjirin e Omanit, në lindje të emiratit të Fujairahut, tha të dielën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Është e paqartë nëse anijet e përmendura nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e të njëjtit incident.

Ministria e Jashtme iraniane tha se incidentet ishin "shqetësuese dhe të tmerrshme" derisa kërkuan një hetim të plotë.

SHBA-ja ka vendosur anije luftarake shtesë në ditët e fundit për t’i kundërshtuar ato që ai e quajti "indikacione të qarta" të kërcënimeve nga Irani ndaj forcave të saj dhe trafikut detar në rajon. Irani e hodhi poshtë pohimin si të pakuptimtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy