
Një adoleshent i dyshuar për plagosjen me thikë të një personi në Kamzë, është vënë në prangat e policisë.
Efektivët e komisariatit Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
I dyshuari pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet thikë shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Për këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.



