Meksi: Rama ndërhyri në treg në mënyrë diktatoriale, të pezullohen koncesionet

Meksi: Rama ndërhyri në treg në mënyrë diktatoriale, të pezullohen koncesionet

Avokati Redon Meksi e konsideroi si diktatoriale ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në treg, lidhur me përcaktimin e çmimit të karburanteve. Duke folur në emisionin “Arnautistan” Meksi theksoi se Rama jo vetëm duhet të largohet si kryeministër, por të mbajë mbi kurriz edhe pasojat që ka bërë.

Këto janë gjëra të bëshme po të ndërprehen abuzimet. Kemi koncesione luksi që s’i sjellin ekonomisë shqiptare asnjë gjë mbrapsht. Mund t’i pezullojë minimalisht në kohë krize. Duke nisur nga inceneratorët që ke të arrestuar ministrin. Kemi koncesione te nafta që rrisin çmimin. Kemi taksën e qarkullimit te nafta që mund ta pezullonte. Shtoi edhe TVSH-në. Kemi edhe absurditetin që taksojmë taksat. Mënyra se si ndërhyri kryeministri unë them ishte diktatoriale. Ndërhyri në treg pa transparencë. Mori biznesmenë dhe u tha, ti dhe ti do ta vendosni çmimin sa them unë. Kur një ditë më parë tha s’ndërhyj dot. Kur filloi protesta e bëri këtë punë. Mënyra e ndërhyrjes ishte ajo e një diktatori. Vendosi disa çmime gjoja ishin tavan, kur po përdoren si dysheme sot” .

Rama jo vetëm duhet të largohet por edhe të mbajë pasojat mbi kurriz në qoftë se i ka bërë. Arrestimin, nëse ka bërë. Pamja e parë ta jep që e ka bërë atë punë. Do ishte mirë të arrestohej ndonjë kryeministër ish-kryeministër, president, ish-president, ministra, për t’u dhënë mësim atyre që do vijnë nga pas, që ja çfarë ju pret”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy