“Britanikët e kanë një shans të dytë për Brexit-in”

“Britanikët e kanë një shans të dytë për Brexit-in”

Brexit-i i vështirë i Britanisë ka ngritur herë pas here pyetjen nëse ka vend për një referendum të dytë, madje edhe janë mbledhur firma për peticione të cilat kërkojnë që britanikëve t’u njihet e drejta për t’u menduar edhe njëherë në lidhje me shkëputjen nga BE-ja. Një javë më parë, në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel, liderët e BE-së vendosën shtyrjen e shkëputjes përfundimtare për më 31 tetor të këtij viti. Kjo do të thotë që Britania do të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, që mbahen në maj.

Për Timothy Garton Ash, këto zgjedhje do të jenë një referendum i dytë për Brexit-in.

“Në vetëm pesë javë, Britania do të ketë një referendum mbi Brexit. Ai do të marrë formën e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, por në realitet ky do të jetë një parareferendum, ose, nëse ju pëlqejnë neologjizmat, një preferendum. Pra, tani, detyra është e thjeshtë: të maksimizohet vota për partitë që mbështesin një referendum konfirmues mbi Brexit, duke i dhënë popullit britanik një zgjedhje demokratike midis pranimit të marrëveshjes së negociuar të Brexit-it dhe mbetjes në BE”, shkruan ai për “The Guardian”.

Analisti i njohur britanik, profesor për studimet europiane në Universitetin e Harvardit, argumenton se në përfundim të procesit, ajo që do të ketë më shumë rëndësi është se si do të ndahet vota mes partive proeuropiane dhe atyre proBrexit.

“Në fund të ditës, ajo që do të ketë më shumë rëndësi se ndarja e saktë e vendeve në PE është se do të mund të themi: "X milion njerëz votuan për partitë proevropiane, pro-referendum, ndërkohë që vetëm Y milion votuan për partitë pro-Brexit, si Ukip, Partia e re e Nigel Farage dhe konservatorët". Në këtë llogaritje thelbësore, në fund të fundit, ka shumë rëndësi çdo votë. Çdo zë do të llogaritet”, shkruan ai.

Nisur nga kjo, si edhe duke parë pjesëmarrjen e ulët që tradicionalisht kanë pasur zgjedhjet europiane (35.6% në zgjedhjet e fundit), Garton Ash u bën thirrje britanikëve më të drejtë vote, brenda dhe jashtë vendit, ta ushtrojnë atë në zgjedhjet e majit.   

“Me këmbët tona, zërat tanë dhe votat tona, ne mund të tregojmë një histori tjetër”, përfundon ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy