Pipiria: Nuk kemi ndërtesa të mirëfillta për zyra, po krijohet stok për 2030

Pipiria: Nuk kemi ndërtesa të mirëfillta për zyra, po krijohet stok për 2030

Reinaldo Pipiria nga Shoqata e Pasurive të Paluajtshme tha në studion e MCN Economy se në Shqipëri nuk kemi ndërtesa të mirëfillta për zyra që të vijnë me një kosto ekonomike dhe standarde europaine. 

Megjithatë Pipiria thotë se po ndërtohet stok për në 2030 kur të kryehet procesi i integrimit në BE. 

Ne nuk kemi ndërtesa të mirëfillta akoma, janë në proces e sipër ndërtesa të mirëfillta për zyra që të vijnë me një kosto ekonomike. Kur themi kështu nëse merr një hapësirë banimi për zyrë ajo shkon 12-15 euro për m2, në Bllok pak më tepër, ndërkohë që një pjesë e mirë e kullave që janë ndërtuar në tiranë shkojnë 23-25-30 euro për m2. Ka vend tregu për produkte për zyra me çmime ekonomike. Kjo do të shfrynë presionin. Do të bënte kompanitë, që janë duke okupuar hapësira rezidenciale të dalin dhe të shkojnë në një ndërtesë të dedikuar për zyra me një çmim ekonomik. Kjo do të sillte në treg hapësirash banesash që dikur kanë qenë banesa dhe janë transferuar në zyra. Mund të hidhen në treg dhe të kishte mundësi zgjedhje për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke ditur që ka nevojë. 

Ato pak ndërtesa që ne kemi në Shqipëri për zyra vazhdojnë të përdoren për zyra. 

Ne nuk kemi produkt për zyra që është sot stok, ka disa ndërtime në Bulevardin e ri, por ka kërkesa për zyra që vijnë nga institucionet shtetërore. Ka disa projekte që do të zhvillohen nga Korporata Shqiptare e Zhvillimeve dhe një pjesë e institucioneve do kërkojnë produkt në treg, ky produkt nuk gjendet kollaj. Jo për të folur për qendrat e Amazone, Booking dhe kompani të tjera të IT-së. Mungon produkti i zyrës së mirë, me standarde europiane dhe me certifikata të garancive. 

Në Shqipëri nuk po ndërtohet për sot, por po ndërtohet për 2030. Për momentin kur Shqipëria do të jetë në BE. Është duke krijuar një stok që në një moment kur do të jemi në BE të mund të përballojmë të gjithë kërkesën që do të vijnë, qoftë për blerësit e huaj e qoftë për kompanitë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy