Ka përfunduar edhe takimi i radhës i negociatorëve të PPE për zgjidhjen e ngërçit politikë me liderët politikë.
Lulzim Basha, ka lënë i pari mjediset e Pallatit të Kongreseve, pasi është takuar me zyrtarin e PPE, David McAllistster. Me takimin që ka zgjatur 35 minuta, Basha ka përmbyllur fazën e dytë të bisedimeve.
Sakaq, në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka vijuar edhe për disa minuta më shumë takimi i kreut të PS, Edi Rama dhe kreut të LSI, Ilir Meta, me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Ata nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat pas takimit duke u larguar menjëherë.
Ende nuk dihet nëse palët kanë gjetur dakordësi për t’i dhënë fund krizës politike disajavore në vendin tonë.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe dy ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë, Donald Lu, dhe Romana Vlahutin.



