Videot që kanë vënë në siklet presidentin e Egjiptit

Videot që kanë vënë në siklet presidentin e Egjiptit

Disa video të postuara online ditët e fundit kanë vënë jo pak në vështirësi presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi. Në videot e postuara çdo ditë, kontraktori i njohur si Mohamed Ali flet për korrupsionin në të cilin është përfshirë presidenti dhe krerët e ushtrisë. Ali tregon përvojën e tij 16-vjeçare gjatë punës si kontraktor i projekteve të vëna në zbatim nga Forcat e Armatosura. Ai ka ndërtuar pallate presidenciale, hotele, rrugë, tunele etj.  

Në film ai përmend emrat dhe vendndodhjet e këtyre ndërtesave, të cilat kushtojnë miliarda dollarë. Asnjë prej tyre nuk është në dobi të popullit egjiptian. Janë me dhjetëra pallatet luskoze, që datojnë që nga koha e monarkisë, dhe konsiderohen të jenë disa nga pallatet më të mira në botë. Për shembull, Pallati Abdeen dhe Pallati Koubbeh, i bëri përshtypje ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton, gjatë vizitës së tij në Egjipt. Sidoqoftë, duket se Al-Sisi nuk mendon se këto pallate janë mjaftueshëm të mira për statusin e tij dhe ka vendosur të ndërtojë pallate të reja për veten e tij, larg nga kryeqyteti dhe sytë e njerëzve.

Sipas Ali, Al-Sisi ka ndërtuar gjashtë pallate, të lidhura me tunele nëntokësore, në bazën ushtarake Camp Huckstep në vitin 2014. Pesë pallate u ndërtuan në zonën e Pestë Tagamou, në një kompleks të njohur si Al-Kayan, dhe një përdoret si një vendbanim sekret për presidentin. Që pas grushtit të shtetit të vitit 2013, askush nuk e di se ku jeton Al-Sisi.

Ai po ndërton aktualisht një pallat në atë që është propozuar të bëhet kryeqyteti i ri i Egjiptit, larg nga njerëzit që ai i qeveris. Një mur ndarës madje është ndërtuar midis kryeqytetit të ri dhe kryeqytetit të vjetër Kajro, sipas pamjeve satelitore të transmetuara në Al Jazeera. Vendbanimi kryesor presidencial vlerësohet të jetë 50 000 metra katror, ​​që është 10 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë. Sipërfaqja e përgjithshme e pallatit, i cili është e rrethuar nga një mur i jashtëm, është afërsisht 2.3 milionë metra katrorë. Videot tregojnë gjithashtu një oborr të projektuar për të qenë hyrja kryesore për pallatin, zona e së cilës është 180 000 metra katror, ​​duke e bërë sipërfaqen e përgjithshme më shumë se 2.5 milionë metra katrorë. Një hapësirë ​​kaq e madhe kërkon një buxhet të madh. Sipas kostove të zakonshme të ndërtimit në kryeqytetin administrativ, çdo kat i pallatit do t'i kushtojë thesarit egjiptian rreth 138 milionë dollarë. Kjo është e mjaftueshme për të ndërtuar 125 shkolla ose 16 spitale në Egjipt, ose për të përmirësuar hekurudhën dhe për të riparuar trenat, të cilët janë përfshirë shpesh në aksidente fatale”, shkruan Middle East Monitor.

Ndërsa egjiptianët jetojnë nën nivelin e varfërisë, presidenti merr pjesë në ceremoni madhështore, kostoja e të cilave paguhet nga buxheti i shtetit. Sipas denoncimit të Ali, ceremonia e projektit të një kanali të ri të Suezit ka kushtuar plot 1.8 milionë dollarë.

“Ai e shtyu me dy ditë varrimin e nënës së tij, vetëm që të mos prishte ceremoninë”, thuhet në një nga denoncimet e Ali.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy